×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurtishaj: Sektori transportit në gjendje të rëndë, kërkojmë për përkrahje nga Qeveria

    FrontOnline
    14 Shtator 2021

    Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka thënë se gjendja e kompanive transportuese në Kosovë është shumë e rëndë. Përmes një komunikate për media Kurtishaj ka kërkuar përkrahje nga Qeveria, në të kundërtën protestat janë të pashmangshme

    Komunikata e plotë:

    Kryesia e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka mbajtur takim me datë 13 shtator 2021, ku ka diskutuar lidhur me situatën e rënduar aktuale në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë për shkak të numrit të madh të të infektuarve me Covid-19 dhe masave për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë, të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Si pasojë e këtyre masave numri i udhëtarëve është shumë i vogël në autobusë, prandaj kompanitë e transportit ndër-urban dhe urban-periferik janë pranë falimentimit.

    Është i vetmi sektor i cili nuk është përkrahur asnjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, edhe pse me Qeverinë e kaluar kemi nënshkruar marrëveshjen për subvencionimin e transportit rrugor të udhëtarëve për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën po kalon ky sektor, por e cila marrëveshje asnjëherë nuk është implementuar.

    Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të bëj përpjekje të vazhdueshme për të bashkëpunuar ngusht me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që të gjindet një zgjidhje e pranueshme në mënyrë që të mbahet regjimi i linjave në transportin ndër-urban dhe urban-periferik, të ruhen vendet e punës të të punësuarve dhe të funksionoj transporti rrugor i udhëtarëve me autobusë në të gjithë Kosovën.

    Prandaj, është momenti i fundit që kërkesat tona të merren me seriozitet duke ndihmuar sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve dhe njëkohësisht duke evituar organizimin e protestave, që është kërkesë e të gjithë anëtarëve të Shoqatës nga ky sektor. / Front Online  / 
    Rrugor të Udhëtarëve

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.