×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti zhvilloi një video-takim me Myftiun Tërnava, i uroi Fitër Bajramin

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Sot, në prag të festës së Fiter Bajramit, Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, zhvilluan një video-takim.

    Kryeministri në detyrë, duke i uruar Fitër Bajramin, e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ai dhe Bashkësia Islame, si autoritete morale dhe fetare, kanë dhënë në respektimin e rregullave dhe masave për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    “Ky muaj i shenjtë për muslimanët këtë vit ka qenë edhe më i veçantë. Gjatë tij, përpos vetëpërmbajtjes nga ushqimi dhe pija, dhe solidaritetit me ata në nevojë, është paraqitur nevoja edhe për përmbajte kolektive ndaj masave të Qeverisë dhe udhëzimeve të ekspertëve shëndetësorë për t’iu shmangur grumbullimit të turmave në hapësira të mbylluar dhe vizitave familjare, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit me COVID-19”, thuhej në njoftim.

    Myftiu Tërnava tha se respektimi i institucioneve dhe profesionalistëve të fushës është parim fetar kurse mbrojtja e shëndetit publik është obglim i atillë. Në shërbim kësaj, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Myfitu Ternava përsëritën thirrjen drejtuar qytetarëve që t’i shmangin vizitat tradicionale familjare në nder të Fiter Bajramit pasi që virusi vazhdon të jetë në mesin tonë. Sipas ekspertëve shëndetësorë, përhapja me e madhe e virusit bëhet pikërisht gjatë vizitave familjare, në ​ambiente të mbyllura, ku ndërveprimi fizik është i afërt.

    Relaksimi i masave nuk do të thotë relaksim i plotë dhe nënvlerësim të virusit. Kujdesi dhe vëmendja duhet të vazhdojnë të jenë e njëjtë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.