×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin e Tiranës

    FrontOnline
    29 Shkurt 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë.

    Përmes një postimi, Kurti ka thënë se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe se sipas tij, për këtë arsye nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit.

    Kurti ka thënë se në konferencën e sotme në Tiranë ka theksuar mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

    “Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, ka shkruar kryeministri i shtetit.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në rezidencën zyrtare “kështjella malore”.

    Në postimin e tij në X, Kurti ka theksuar se në të dyja vendet, Kosovë dhe Irlanda Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.