×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për të investuar në energji elektrike.

    I pari i ekzekutivit, theksoi se kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti dhe se çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike.

    Në ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 megavateve, ai tutje tha se si qeveri synojnë të punojnë dhe të krijojnë një sektor energjetik që është i sigurt e që vendos qytetarin e Kosovës në qendër.

    “Pesë kompani nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova, të gjitha lidere të sektorit, asnjëra këtu nuk është rastësisht. Përgjatë më se një viti, institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Ministria e Ekonomisë, kanë punuar me mund dhe nder për të zhvilluar një proces transparent dhe të barabartë. Rezultatet e kësaj pune tashmë po i gëzojmë jo vetëm me përmbylljen e ankandit tonë të parë, por me përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji, falë politikave stabile të ambientit të sigurtë për të bërë biznes. Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti. Çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike si dhe të përmirësimit të mirëqenies sociale. Për ne, zhvillimi i megavatëve është edhe pasqyrë e parimeve të qeverisjes. Si qeveri synojmëe të punojmë e të krijojmë një sektor energjetik që është i sigurt, që e vendos qytetarin e Kosovës në qendër e që ec në hap me zhvillimet botërore. Ankandi solar 100 megavatësh është pasqyrim i këtyre synimeve”, u shpreh Kurti.

    Kryeministri tutje tha se Parkun Solar kanë vendosur ta ndërtojnë në tokë publike, pasi siç tha ai, publikes do t’i shërbejë.

    “Themi për një sektor energjik të sigurt sepse po i shtojmë 100 megavatë të ri në prodhimin tonë të energjisë. Themi për një sektor energjetik që vendos qytetarin në qendër të tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ulët për blerjen e energjisë. Kjo energji do të jetë e pastër e do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. Parkun Solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike sepse publikës do t’i shërbejë. Për herë të parë në rajonin tonë po zhvillojmë një proces si ky i sotmi ku çmimet do të jepen në kohë reale e transparencë të plorë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë, institucioneve të tjera të përfshira dhe bashkëpunimin me asistencë nga USAID-i”, tha Kurti./eo

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar...
    Lajme27 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë dhe nuk dihet për vendndodhjen...
    Lajme27 Prill 2024
    Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë dalë me një njoftim për takimin që kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka pasur të...
    Lajme27 Prill 2024
    Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili dje nga Berlini tha se do të...
    Lajme27 Prill 2024
    Edhe një vlerësim si “Qytetar Nderi” për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Më 2 maj, siç bëjnë të ditur burime për TV21,...
    Lajme27 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme27 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.