Ngjarja do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 17:00, ku Kurti do të jetë folës mbi temën “Kosova dhe BE-ja: Dinamika dhe perspektiva aktuale”.
“Kosova ka ndërmarrë reforma të mëdha, dhe në përputhje me të ardhmen e premtuar brenda Bashkimit Evropian si kandidate potenciale, ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2022. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka dhënë një opinion për aplikimin e Kosovës”.
“Ku qëndron Kosova në lidhje me zbatimin e reformave të lidhura me BE-në? Cilat janë pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe si planifikon qeveria t’i kapërcejë ato?”, thuhet në njoftimin e EPC-së