×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon homologun e tij islandez, e falënderon për mbështetjen e palëkundur për Kosovën

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në New York po mbahet Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Në kuadër të kësaj, ai takoi homologun e tij islandez, Bjarni Benediktsson.

    Kurti dhe Benediktsson, biseduan mbi rëndësinë e zhvillimit edhe më tej të marrëdhënieve bilaterale përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, në kuadër edhe të EFTA-s, si një platformë e mirë për bashkëpunim konkret ekonomik.

    “Duke shprehur orientimin pro perëndimor të Republikës së Kosovës dhe qëllimin kyç të vendit për anëtarësim në NATO, ku Islanda është edhe një nga anëtaret themeluese, Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Islandës për aderimin në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Tutje, në njoftim thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Islandës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës në etapat shtetndërtuese.

    “Gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkrahjen mbi liberalizimin e vizave me vendet e zonës Shengen dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës”.

    Përgjatë takimit u bisedua dhe për mbështetjen në rihapjen e hapësirës së ulët ajrore, e ku kryeministri kërkoi po ashtu edhe përkrahjen e Islandës për anëtarësimin tonë në organizata si ICAO, EASA dhe Eurocontrol.

    Teksa theksoi edhe njëherë gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për takimin dhe bisedën e frytshme.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë,  Aivo Orav. Në takim u tha se avancimi i...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot ka biseduar në Europe...
    Të tjera
    Sport25 Shtator 2024
    Pas një hulumtimi të gjatë Albanian Post ka arritur të vërtetojë përmes dokumenteve dhe të dhënave se si kryetari i Federatës së...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani, ka folur rreth disa zhvillimeve politike në vend....
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me homologun bullgar, Rumen Radev, në New York, në margjinat e  Javës...
    Ekonomi25 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në New York e ka zhvilluar një takim me Kristalina Georgieva, drejtoresh menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në margjinat...
    Vip25 Shtator 2024
    Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme. Në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ushtarët hungarezë dhe rumunë të batalionit rezervë taktik të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO-ja kryen një stërvitje për Kontrollin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.