×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon deputetët italianë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti ka pritur në takim deputetët nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, Emanuele Loperfido dhe Lia Quartapelle Procopio.

    Kurti ka falënderuar ata për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës.

    “Përgjatë bisedës, kryeministri theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës, duke përmendur dhe fushën e sigurisë ku Italia ka pjesëmarrje të lartë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, që tregon për përkushtimin e qëndrueshëm ndaj sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon.”

    Ai ka folur edhe për integrimin e komuniteteve pakicë.

    “Më tej, ai i njoftoi deputetët me progresin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë të dëshmuar edhe nga rankimet ndërkombëtare, e po ashtu veçoi programin e qeverisë, sidomos politikat e ndërmarra për zhvillim të qëndrueshëm, shpërndarje të barabartë e barazi sociale. Duke folur për integrimin e komuniteteve pakicë, kryeministri theksoi kornizën e avancuar ligjore të Kosovës dhe të drejtat e garantuara me kushtetutën e vendit tonë, që shkojnë edhe përtej standardeve evropiane, të drejta këto të njohura e konstatuara edhe nga raporti i juristëve eminentë të Këshillit të Evropës.”

    Kurti ka kërkuar mbështetjen e Italisë për anëtarësimin në KiE.

    “Nga parlamentarët italianë kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kjo mbështetje është afirmim i vlerave të Këshillit të Evropës dhe njohje e progresit demokratik të shtetit tonë.”

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës, i cili javën...
    Lajme21 Maj 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.G, i cili dyshohet se është përfshirë në...
    Lajme21 Maj 2024
    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej më shumë se 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për...
    Të tjera
    Kronika21 Maj 2024
    Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në Prishtinë. I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të hënën në rrugën “Fehmi...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Rrufeja të hënën në mbrëmje në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, ka lënduar dhjetë persona, katër prej të cilëve pësuan lëndime të...
    Kronika21 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi....
    Lajme21 Maj 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se “Kurti i krijoi 87 mijë vende të...
    Kronika21 Maj 2024
    Një person ka vdekur në Gjilan. Sipas raportit policor, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja sa ishtë në oborr. “Ankuesi mashkull kosovar ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.