×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me ambasadorin finlandez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

    Takimi dhe bashkëbisedimi i sotëm ndër të tjera u përqendrua rreth vizitës së ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në Kosovë më 5 shtator.

    Kryeministri u shpreh se ishte kënaqësi ta mirëpresim ministren Valtonen në Prishtinë dhe ndërtesën e Qeverisë për të diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, çështje me interes për të dy palët dhe për mënyrat e fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej bashkëpunimi e raportet, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.

    Si vazhdimësi e takimit të 5 shtatorit, kryeministri dhe ambasadori Nissinen folën për përgatitjen e nevojshme për realizimin e vizitës së një delegacioni të përfaqësuesve të bizneseve finlandeze për të hulumtuar mundësitë dhe avantazhet që vendi ynë ofron për investitorë të huaj.

    Ai e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e suksesshëm të vizitës së ministres Valtonen dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme të Finlandës ndaj Kosovës, si në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm institucional dhe shoqëror.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Komandanti i Misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutas i udhëhequr nga NATO sot priti ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet...
    Lajme23 Shtator 2024
    I akuzuari Milosh Cvetniq është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e oficerit të sherbimit korrektues në Qendren e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Policia ka marrë masa  ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Në njoftimin e lëshuar thuhet se kundërvajtësit janë hasur në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin...
    Sport23 Shtator 2024
    Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka pranuar se një penallti duhet t’i ishte dhënë Gjermanisë kundër Spanjës pas prekjes me dorë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim në New York, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutoi...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për sç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në...
    Vip23 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka reaguar pas një pyetjeje të pazakontë nga një fans në rrjetet sociale, ku u aludua se...
    Sport23 Shtator 2024
    Lëndimi i Marc ter Stegen-it është një pengesë e madhe për FC Barcelona. Portieri gjerman ka pësuar një këputje të plotë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.