×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar takim bilateral me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Nga kancelari gjerman kryeministri Kurti kërkoi që të mbështesë largimin e masave të BE-së.

    Në takim, sa i përket raporteve me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, “kryeministri tha se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiqit por edhe i grupit të tij për të cilin tashmë ka aktakuzë nga prokuroria e shtetit, dhe tërheqja e letrës së Serbisë në të cilën shpreh rezervat për Marrëveshjen Bazike janë themelore dhe dëshmi e vullnetit të mirë e mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes dhe Aneksit të zbatimit”.

    Sipas ZKM-së, së bashku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat Gjermania mund ta mbështes Kosovën.

    “Kryeministri gjithashtu kërkoi nga kancelari Scholz mbështetjen në adresimin e çështjes së hapësirës ajrore të Serbisë e cila mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt dhe nga Kosova tash e 25 vjet, duke shkaktuar kështu si dëme financiare kompanive të fluturimeve ashtu edhe ndotje të mjedisit për shkak të zgjatjes së fluturimeve për dhe nga Kosova”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i ZKM-së:

    Pas sesioneve dhe punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, që në 10-vjetorin e tij u mbajt pikërisht në kryeqytetin e Gjermanisë, në objektin e Kancelarisë gjermane, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u mirëprit për një takim bilateral nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Kryeministri Kurti e falënderoi kancelarin Scholz për mikpritjen e sotme, dhe e përgëzoi për samitin e suksesshëm të cilit i paraprinë gjashtë ministeriale dhe zhbllokimi në CEFTA, ku tani Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj në vend të UNMIK-ut.

    Së bashku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat Gjermania mund ta mbështes Kosovën. Nga ai dhe Gjermania kryeministri Kurti kërkoi që të mbështesë largimin e masave të BE-së, gjë që tashmë është kërkuar edhe nga vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Kryeministri gjithashtu kërkoi nga kancelari Scholz mbështetjen në adresimin e çështjes së hapësirës ajrore të Serbisë e cila mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt dhe nga Kosova tash e 25 vjet, duke shkaktuar kështu si dëme financiare kompanive të fluturimeve ashtu edhe ndotje të mjedisit për shkak të zgjatjes së fluturimeve për dhe nga Kosova.

    Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të tij, përfshirë këto që u nënshkruan dhe u dakorduan sot, përkatësisht Marrëveshjen për Qasje në Arsim të Lartë dhe Pranim për të Studiuar në Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028.

    Sa i përket raporteve me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, kryeministri tha se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiqit por edhe i grupit të tij për të cilin tashmë ka aktakuzë nga prokuroria e shtetit, dhe tërheqja e letrës së Serbisë në të cilën shpreh rezervat për Marrëveshjen Bazike janë themelore dhe dëshmi e vullnetit të mirë e mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes dhe Aneksit të zbatimit.

    Ai e falënderoi kancelarin për bashkëpunimin e afërt dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe Gjermanisë ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sonte, takim punë me strukturat e degës së partisë në Podujevë. Përmes një shkrimi në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia hap rrugën agjendës së Beogradit, duke minuar...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria po luan si mysafir i Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë në fillimin e pjesës së dytë kanë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një person ka humbur jetën në Bellopojë të Pejës, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor. I njëjti,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nuk do të kenë koalicon me subjekete politike që...
    Lajme14 Tetor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton...
    Lajme14 Tetor 2024
    A po vjen te ne...me kapelë :)”. Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.