×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti sot na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha”

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Anëtari i PSD’së, Zgjim Hyseni, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar deklaratat  e kandidatit të VV’së për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me bashkimin kombëtar që ky i fundit sot i bëri në Lezhë të Shqipërisë.

    Hyseni tha se Kurti sot na e tregoi Martti Ahtisaarin — Laureatin e çmimit nobel për paqe, nga qyteti i Lezhës.

    Madje, Hyseni tha se ky nen i Kushtetutës së Kosovës një kohë ishte arsye kryesore për veprim, ndërsa sot është bërë arsye për mosveprim.

    “Dikur ndalesa e nenit 1.3 te Kushtetutes ka qene arsyeja kryesore per veprim. Sot qenka arsye per mosveprim. Na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha”, shkroi Hyseni në facebook.

    https://www.facebook.com/zgjim.hyseni/posts/3960789327274692

    Ky reagim i Hysenit erdhi për shkak se Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.

    “Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në Lezhë.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.