×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vde*kjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndjerit, Adem Mikullovci.

    Sot janë bërë katër vjet që nga vdekja e aktorit të mirënjohur, dhe i pari i qeverisë kishte fjalët më të përzemërta për të.

    Kurti, për Mikullovcin thotë se “pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare”.

    “Adem Mikullovci diti të bëjë humor shpotitës dhe ironik me fenomene të ndryshme negative të shoqërisë sonë, e sidomos të kastës drejtuese. Injoranca e lakmia në pushtet, prapambetja, ishin dukuri që i jepnin një tis trishtimi buzëqeshjes së artistit tonë të madh. Megjithatë buzëqeshja në fund triumfonte. Kjo ishte mënyra e tij për të kritikuar dhe për të kontribuar në përparimin tonë shoqëror. Ai ka qenë kontribues i madh edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si veprimtar e deputet”, shkruan Kurti në Facebook.

    “Për ne, po edhe gjerësisht për popullin e Kosovës, ai do të jetë i paharruar e i nderuar përgjithmonë”.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Në Shtime, është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kështu ka bërë të ditur Policia...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një veturë ka rënë sot në gropën ku po zhvillohen punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes. Kështu ka njoftuar...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Behgjet Pacolli nga AKR-ja ka folur për sesionin e ri të Kuvendit të Kosovës, atë vjeshtor-dimor, ku në përgjithësi e quan si...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar lidhet me kërkesat e presidentit serb, Vuçiq, të cilat thotë se janë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një zyrtar policor dyshohet se është sulmuar në orët e para të mëngjesit në stacionin policor Jugu në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali....
    Lajme15 Shtator 2024
    Ende stigmë dhe tabu! Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila angazhohet për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, flet për...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për organizimin e një konference të investitorëve më 20 shtator. Rama përmes një video të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Sot, më 15 shtator janë bërë katër vjet që nga vdekja e aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovcit. Në karrierën e tij, Mikullovci...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.