×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin polak ka theksuar se lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër arsyet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe po pengojnë përpjekjet e Kosovës për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    Kurti ka vënë në dukje se Kosova është njohur nga 117 vende, megjithatë pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

    Me katër nga këto vende (përveç Qipros) që janë gjithashtu pjesë e NATO-s, anëtarësimi i Kosovës në të dyja këto organizata po pengohet, tha Kurti në TVP World.

    Ai shtoi se beson se Kosova, ashtu si Polonia, do të anëtarësohet në NATO para Bashkimit Evropian, duke synuar që Kosova të anëtarësohet në të dyja këto organizata, “jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar”.

    Kurti theksoi se ato shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin zyrtarisht Kosovën i përdorin si justifikim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Në këtë kontekst, ai përmendi se ka një marrëveshje me Serbinë vitin e kaluar, e cila kishte për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

    “Problemi është se Serbia vazhdimisht e ka shkelur këtë marrëveshje dhe jemi shumë larg zbatimit të saj”, shtoi i pari i ekzekutivit kosovar.

    Kurti argumentoi se një pengesë në marrëdhëniet me Serbinë është fakti që “ata refuzojnë të emancipohen nga Putini”.

    “Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti. Ai shtoi se lidhjet e Beogradit me Moskën nënvizojnë “tensionin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë,” duke akuzuar Serbinë për sjellje agresive ndaj Kosovës “që të pëlqehet nga Federata Ruse”.

    Kryeministri i Kosovës shprehu shpresën që gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian, Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes një “Federate Ruse despotike të presidentit Putin” dhe “demokracisë, pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

    Duke komentuar mbi luftën në Ukrainë, Kurti tha: “Gjenerata jonë po jeton në kohën e fashizmit rus. Dhe ne duhet ta luftojmë atë me demokraci, me sovranitet. Ne duhet të luftojmë me solidaritetin e të gjitha kombeve dhe shteteve evropiane”.

    Kryeministri Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s.

    Shefi i ekzekutivit kosovar, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës.

    “Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë,” tha ai.

    Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. “Ne jemi kampionë në Ballkan,” ka deklaruar ai./rtk

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se Qeveria Kurti ende nuk ia ka plotësuar kërkesat Policisë së Kosovës. Ai...
    Front TV04 Tetor 2024
    Mëngjesin e sotëm, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë Ridvan Muharremi i rezervave shtetërore, raporton "Front Online"....
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, në një prononcim për FrontOnline, subjektin politik të cilit  i takon e krahason me Lidhjen Demokratike të...
    Opinione04 Tetor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Allister Heath. Nëse dëshironi paqen, fillimisht do të jetë e nevojshme lufta kundër Iranit. Nëse doni të shmangni...
    Lifestyle04 Tetor 2024
    Dashi Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese,...
    Lifestyle04 Tetor 2024
    Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja...
    Sport04 Tetor 2024
    Bashkimi është skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë. Në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, prizrenasit kanë mundur kampionët...
    Lajme04 Tetor 2024
    Qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës janë duke marrë ditëve të fundit paralajmërime për ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.