×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga 1 deri në 10.

    Kurti tha se në kuptimin e vizionit të përbashkët, ai nuk ka dallime me Ramën.

    “Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës. Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

    Kurti tha se ai rreth Ballkanit të Hapur, është dallimi mes tij dhe Ramës që “më së shumti është shpërdorur”.

    “Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”, tha ai.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan- Prishtinë, më saktësisht një veturë ka rënë në liqenin e Badocit. Zëdhënësja e...
    Lajme06 Tetor 2024
    Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit. Sabit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Një foshnje pesëditëshe ka vdekur në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, ndërsa kanë filluar hetimet për një nga mjeket e spitalit. Foshnja...
    Lajme06 Tetor 2024
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha, kanë kërkuar që Prokuroria t’i fillojë urgjentisht hetimet për tenderin 15...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradën në Prizren. Në redaksinë e Klankosova.tv lexuesit kanë dërguar...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin Kiev, dhe qytete të tjera thanë...
    Kronika06 Tetor 2024
    Tre persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur pasi vetura...
    Lajme06 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në gjysmën e parë të 2024-tës, i ka asgjësuar mbi gjysmë milion kilogram produkte. Kjo si shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.