×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Qëllimi ynë nuk është që të veprojmë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë, siç ka prirjen ta paraqesë opozita

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “KosovaPAR2024” kushtuar Administratës Publike.

    Kurti fjalimin e ka mbajtur virtualisht, ai tha se vënë re përparime që janë të prekshme që sot në administratë, duke u zotuar për arritje tjera në të ardhmën për sa i përket admnistratës publike.

    “Dëshiroj të përgëzoj vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri kjo e cila shtyn përpara një reformë gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për të reformuar administratën publike të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

    Kurti ka shtuar se që qëllimi i tyre nuk është që të veprojmë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë ose kundër këshillave të miqve të Bashkimit Evropian.

    “Këtu shfrytëzoj rastin për të ritheksuar që qëllimi ynë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë që të veprojmë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë ose kundër këshillave të miqve të Bashkimit Evropian, siç ka prirjen ta paraqesë opozita jonë demokratike”, ka thënë Kurti.

    Fjalimi i plotë i Kurtit:

    Së pari, më lejoni t’ju shpreh keqardhjen që nuk mund të gjendem mes jush sikur vitin e kaluar, për shkak se disa takime të rëndësishme më mbajnë këto ditë në Neë York për hir të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në margjinën e asaj.

    Së dyti, dëshiroj të përgëzoj vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri kjo e cila shtyn përpara një reformë gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për të reformuar administratën publike të Republikës së Kosovës.

    Këtu shfrytëzoj rastin për të ritheksuar që qëllimi ynë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë që të veprojmë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë ose kundër këshillave të miqve të Bashkimit Evropian, siç ka prirjen ta paraqesë opozita jonë demokratike.

    Në asnjë mënyrë, sepse: ndaj të parëve kemi detyra morale për mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa ndaj Bashkimit Evropian kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në Bashkimin Evropian. Përmbi këto detyra qëndron qëllimi ynë sipëror që reforma jonë e administratës publike të shfrytëzojë potencialin e plotë të përkushtimit dhe të talenteve të administratës publike për t’i vënë në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

    Së treti, vë re se këto përparime që janë të prekshme që sot, si dhe arritjet e tjera në shndërrimin e administratës publike që priten gjatë viteve në vijim, nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e miqve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë. Shumë prej tyre na sollën këshilla strategjike dhe largpamëse të rëndësishme, dhe meqë ata janë aty sot mes jush sot në Universitetin e Prishtinës, i përgëzoj dhe i falënderoj për kontributin e tyre të vlefshëm.

    Së fundi, duke bërë njëfarë analogjie që tregon sa larg izolimit gjendet Republika e Kosovës dhe sa shumë ajo mëson prej botës, pra prej selisë së Kombeve të Bashkuara ku ndodhem tash kur ju më dëgjoni, dhe përveç miqve ekspertë të lartë që na erdhën nga rajoni dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, dëshiroj veçanërisht t’ju uroj mirë se ardhje miqve që drejt Prishtinës bënë një rrugë më të gjatë: faleminderit juve nga Afrika e Jugut, Armenia, Botsëana, Brazili, Indonezia, Libani, Peruja dhe Uganda. Pa dyshim, prania juaj na lidh edhe në të ardhmen.

    Edhe një herë falënderoj Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës për mbështetjen, si dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës që ju mirëpret këto dy ditë.

    Ju uroj të gjithëve diskutime të mbara dhe le të mësojmë sa më shumë nga njëri-tjetri.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Ushtarët hungarezë dhe rumunë të batalionit rezervë taktik të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO-ja kryen një stërvitje për Kontrollin e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzavetë Kordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, për lidhjen e deputetes së LDK’së,...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova  mund të kursejë deri në 55 milionë euro në vit, duke iu bashkuar Tregut...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit, Daniel Risch. “Ky takim në New York u zhvillua teksa në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, po qëndron në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo u bë e ditur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi përkushtimin e palëkundur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së kufizimit të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.