×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Që një socialdemokrat të normalizojë marrëdhëniet me një autokrat, nuk është ekuacion i lehtë

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Kryeministri Albin Kurti tha se demokratët evropianë po e kushtëzojnë Kosovën që, në mënyrë që të avancojë në forume ndërkombëtare, të normalizojë raportet me Serbinë.

    Kjo, sipas Kurtit, nuk është demokraci.

    Kështu u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar gjatë një bisede me Shefen Ekzekutive të ODI, Sara Pantuliano në Londër.

    “Besoj se sikur të mos kishte disa nga tensionet gjeopolitike, në një rend perfekt, paqësor dhe të drejtë ndërkombëtar, Kosova do të ishte e para nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk po ndodh sepse shpesh për të avancuar në forume ndërkombëtare, kushtëzohemi me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, dhe kjo nuk është demokraci. Që një socialdemokrat të normalizojë marrëdhëniet me një autokrat në mënyrë që të pranohet nga demokratët evropianë, nuk është ekuacion i lehtë”, deklaroi Kurti, raporton Klankosova.tv.

    Më tej, kryeministri përmendi edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, shtetet anëtare të të cilave e njohin Kosovën, por edhe ato që nuk e njohin.

    “Kosova, sipas IRI, është e para nga shtetet ballkanike për sa i përket orientimit drejt BE-së, NATO-së dhe demokracive perëndimore në përgjithësi. Nuk është çudi që të gjitha shtetet e G7 na njohin neve, dhe fatkeqësisht asnjë nga BRICS, 28 nga 32 shtete anëtare të NATO-s e njohin Kosovën, 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së, dhe kemi bërë shumë progres në këto vitet e fundit. Megjithatë, besoj se NATO dhe BE-ja janë në një fazë të re ku zgjerimi nuk është tabu, jo vetëm për shkak të Finlandës dhe Suedisë, por në përgjithësi. Dhe mendoj se kjo është dekada kur ne duhet të pranohemi te to. Është gjeopolitike, por edhe e bazuar në merita. Vendet që punojnë shumë dhe i bëjnë detyrat e shtëpisë, duhet të pranohen”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme25 Qershor 2024
    Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa...
    Lajme25 Qershor 2024
    Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një...
    Lajme25 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u pyet në Pressing nga Burim Ramadani se ku është alenca mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla është takuar me Presidentin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,...
    Lajme25 Qershor 2024
    LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall antikushtetues shkarkimi i anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete...
    Sport25 Qershor 2024
    Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që fillon në orën 21:00. “Tre Luanët” tashmë...
    Sport25 Qershor 2024
    Franca ka luajtur baras 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D që ishte e fundit e fazës së grupeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.