
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për medie, është pyetur nga gazetarët në lidhje me dy emrat e përfolur si kandidatë për kryeministër të vendit, raporton Front Online.
Lidhur me atë se nëse do të propozohen për kryeministër të vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e vetmja përgjigje e Kurtit ishte se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Ne vazhdojmë ta kemi qëndrimin tonë se pas mocionit dhe pas pandemisë vendi duhet të shkojnë në zgjedhjet parlamentare pasi që është qasje manipulative formimi i qeverisë pa zgjedhje, do të duhet që tani të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar pandeminë”, tha Kurti./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/689111005233020/