
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën pandemike të krijuar nga virusi COVID-19, raporton “Front Online”.
Edhe pse takimi është paraparë të mbahet nga ora 10:00, ende nuk dihet se a do të marrin pjesë të gjithë të ftuarit. Kjo pasi që liderët e partive nuk kanë treguar saktësisht ftesës së Kurtit.
Kujtojmë që Kosova po vazhdon të përballe me koronavirusin, e ku numri i të infektuarve deri tani ka arritur në 561, 102 të shëruar dhe 12 viktima./Front Online