×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti: Po bëhet rikthimi i terminalit doganor aty ku e ka vendin, në hapësirën e Trepçës

    FrontOnline
    02 Nëntor 2021

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë.

    Me këtë rast, Kurti deklaroi se sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, një e arritur e cila ndihmon të gjithë.

    “Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë. Por në veçanti ndihmon të bërti biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendit. Nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht te çuditërisht kjo hapësirë iu është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës, meqë rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, Trepça dhe ka fituar një privat. Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëme të bërë para 7 vjetëve”, tha Kurti.

    Ai poashtu theksoi se asokohe 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata patën ngelur pa punë atëherë janë nxjerrur jashtë kësaj hapësire.

    “Me këtë rast falënderoi drejtorin e Doganave, Agon Llugaliu poashtu edhe dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, si dhe punëtorët e drejtuesit e Trepçës.
    Është një ditë e mirë, andaj po e bëjmë këtë hapje që është në fakt rikthim i terminalit doganor aty ku e ka vendin në hapësirën e Trepçës.
    Fitimi është edhe për qytetarët e Mitrovicës, meqë maunet nuk kanë nevojë të kalojnë më nëpër qytet e të shkaktojnë kaos në trafikun e Mitrovicës, por do të mund të vijnë drejtpërdrejtë në këtë terminal doganor pa kaluar në qytet. Sot që të gjithë jemi fitues”, shtoi Kurti./FrontOnline

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka vizituar policin Januz Veselaj, i cili u...
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit përveq boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e...
    Lajme12 Maj 2024
    Ka vdekur, Mirgeta Buzhala, studentja e masterit të Shkencave Politike dhe Diplomacisë. Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e saj, duke...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.