×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Përgjegjësitë që i kemi në shtet kanë rrënjë tek gjaku i dëshmorëve

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plagët e krimeve serbe vazhdojnë të kullojnë, pasi urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë. Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri pas homazheve të sotme në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Dyz të Podujevës, në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe.

    “Forcat e Serbisë këtu në trevat e Llapit e Gollakut, në Dyz e Koliq, kanë vrarë gjithsej mbi 200 të paarmatosur e të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Gjithashtu, sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet dhe për këto plagë të hapura që vazhdojnë të kullojnë, meqenëse edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë”, ka thënë Kurti.

    Ai tutje tha se në Dyz janë 36 varre, por gjithsej janë mbi 200 nga kjo trevë, sepse para 25 vjetëve banorët e këtyre trevave përpiqeshin që të gjenin rrugën e shpëtimit në fshatra si Makovc, Llukar, Grashticë, Dyz e Koliq, por ata ishin  të ndjekur prej forcave të cilat nuk kanë pasur dilema mbi vrasjen e shqiptarëve.

    “Të vetmet dilema i kanë pasur si t’i zhdukin gjurmët e krimit e kufomat dhe në këtë mënyrë të mos merrej vesh ai krim. Por, e vërteta dihet, e vërteta e plotë ndodhet në arkivat e ushtrisë e të policisë në Beograd”, ka shtuar Kurti.

    Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë që të veprojnë me përkushtim për të ngritur aktakuza dhe për të gjykuar këto krime.

    “Neve na nevojitet drejtësia dhe për këtë i bëj thirrje edhe një herë prokurorisë e gjyqësorit që të bëjnë gjithçka munden e dinë, të intervistojnë të gjithë dëshmitarët, të grumbullojnë evidencat, materialet dhe të fillohet me aktakuza, me gjykime e me dënime në mungesë për të vrarët në këtë rajon. Ne, nuk duhet të harrojmë se edhe lirinë që e gëzojmë por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe tek emrat e tyre që nuk harrohen sepse i përkasin historisë së popullit tonë“, ka theksuar Kurti.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-deputeti Rasim Selmanaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta Xhyke Nimonaj, nëna e dëshmorit Naim Nimonaj. “Është ndarë nga jeta Xhyke...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta...
    Lajme01 Maj 2024
    Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e...
    Të tjera
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe një i therur me thikë në fshatin Lupq të...
    Lajme01 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të...
    Lajme01 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar takim me komunat për të diskutuar ecurinë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024). Agjencia e...
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.