×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për takimin në Bruksel: Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe si mund të ecet përpara

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy dje, ka folur edhe për procesin e dialogut dhe takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, që do të mbahet sot në Bruksel.

    Kurti tha se beson që takimi me Vuçiqin do të jetë në funksion të rikapitulimit të procesit të dialogut. Ai vuri në dukje se tashmë janë bërë 3 vjet prej kur merr pjesë në procesin e dialogut, ndërsa shpalosi pritshmëritë nga takimi.

    “Besoj që përveç tjerash, takimi bilateral edhe trilateral, do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha ai para gazetarëve.

    Tutje, Kurti u shpreh i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zbatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.

    Ai shtoi se “kemi pasur shkelje sistematike të saj”, dhe se nga mosrespektimi i asaj marrëveshjeje “na vijnë të gjitha problemet në raportin me Serbinë”.

    Ndërkaq lidhur me tensionet dhe eskalimet, Kurti tha se ato “e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive...
    Lajme14 Shtator 2024
    Riga shiu pritet të paraqiten gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të ditës së shtunë. Nga mesdita nga pjesë qëndrore e veriore,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë një video me pamje nga veriu i vendit. Një pjesë e pamjeve janë nga vizita e fundit...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.