×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin e hapjes solemne të përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

    Atje u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe familjarë të familjes Bytyçi.

    E veçanta e këtij përurimi të Shtëpisë së Kulturës, është se po bëhet pikërisht në prag të shënimit të përvjetorit të 22-të të rënies së ish kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, dhe vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 69-të të tij.

    E ndërtuar në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit artistik dhe rinisë, kjo shtëpi është një tregues i angazhimit të madh për të kultivuar prodhimin e kulturës në Republikën e Kosovës, si dhe synimi saj është ofrimi i kushteve sa më të mira infrastrukturore dhe mjedis të përshtatshëm.

    “Kjo Shtëpi e Kulturës që do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës”, u shpreh Kurti.

    Falë investimit dy pjesësh në shumën prej afër 4 milionë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në njërën anë, dhe më bashkëpunimin e Komunës së Suharekës në anën tjetër është arritur që të finalizohen hapësirat e bollshme të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, të cilat për të gjithë artdashësit do të ofrojnë mundësi për të akomoduar aktivitetin e institucioneve të kulturës edhe aktivitetet e artistëve dhe organizatave nga skena e pavarur kulturore.

    Në lidhje me këtë, kryeministri potencoi se ky është një shembull pozitiv dhe i duhur i bashkëpunimit të institucioneve qendrore dhe atyre lokale për të mirën e qytetarëve.

    Në përmbyllje ai i përgëzoi dhe i uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët e Suharekës,  për ndërtesën re, e veçanërisht  artistët, krijuesit dhe publikun e artit e të kulturës nga Suhareka dhe më gjerë.

    Në këtë ceremoni e pranishme ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar disa fotografi nga tubimi në Lipjan. Abdixhiku e ka cilësuar këtë “tubim...
    Lajme16 Shtator 2024
    ‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë një Serbi e dobët përballë Kosovës. Do të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Duke folur për dështimet e qeverisë gjatë mandatit të tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se ky nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, është ngarkuar me dy vepra penale për shkeljen e...
    Lajme16 Shtator 2024
    At Nikolla Xhufka deklaron se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, është personi që e ka provokuar seksualisht. Ai shprehet se...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi të kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit për  Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert...
    Lajme16 Shtator 2024
    Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator. “Mund të...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fillojë grumbullimi i qenve endacak. “Kohët e fundit, qentë endacak...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar në vizitë për ditëlindjen këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili i mbush 77-vjet sot. Në një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.