×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me O’Brien: Dorëzimi i Radoiçiqit nënkupton drejtësi e siguri

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se dorëzimi i kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq dhe i grupit të tij paramilitar do të nënkuptonte ligjshmëri, drejtësi, paqe dhe siguri. Këto deklarime Kurti i ka bërë në takim me ndihmëssekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

    Siç njofton tutje kjo komunikatë Kurti ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë është dëshmi e nevojshme e vullnetit të mirë dhe e mirëbesimit nga ana e Serbisë “për përmbushje të shpejtë dhe respektim të plotë të saj dhe të Aneksit”.

    “Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, ka thënë Kurti, transmeton Front Online.

    Në takim me zyrtarin O’Brien ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Kryeministri Kurti gjithashtu u tha se ka folur për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe popullin. /FrontOnline/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar së fundit përmes një reagimi në facebook, mbi takimin që zhilloi sot me ndihmësekretarin Jim O’Brien. Ai...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutuam mbi detyrat dhe prioritetet me fokus arritjen...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar detaje nga takimi i tij me komandanten supreme të FSK-së, Presidenten Vjosa Osmani. Në një...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Më 29 tetor në Shqipëri do të ketë protestë sërish. Kjo u bë e ditur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha,...
    Vip21 Tetor 2024
    Pas debatit që kishin dy banorët e BBVK3, kanë tentuar të sqarohen me njëri tjetrin. Vullneti dhe Xheneta pak para prime kanë...
    Vip21 Tetor 2024
    Konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Besforti ka ngjallur të qeshura mes banorëve. Aktori iu tregoi diçka qesharake...
    Vip21 Tetor 2024
    Ngacmimet mes banorëve nuk kanë të ndalur në shtëpinë më të famshme në gjithë trojet shqiptare, njofton Klankosova.tv. Kësaj radhe Burimi ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.