×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me komandantin e KFOR’it, diskutojnë për sigurinë

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë pritur sot takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici.

    Kryeministria ka dhënë detaje për këtë takim përmes një komunikate që kanë nisur për media.

    “Komandanti i KFOR-it, Federici e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re. Ai konfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm. Ai e njoftoi për masat e reja kundër Covid-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga sot kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër Covid-19”, shkruhet në komunikatë.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka ironizuar me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për të takuar Komandantin e FSK-së dhe...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar një video në Facebook nga fjala e djeshme në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë. Në televizionin “Aplus” të Malit të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Olimpiada Matematike për Vajza (EGMO 2025) për herë të parë do të mbahet në Kosovë. E për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie...
    Sport12 Tetor 2024
    Ka nisur përballja mes Lituanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.  
    Lajme12 Tetor 2024
    Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës të para një viti në këtë zonë,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë ku edhe po...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, atë të Horgoshit, autoritetet serbe thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar një ish-pjesëtar të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.