×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me përfaqësuesit e agjencive të OKB’së në Kosovë: Përmes Superpunës u krijuan 15 mijë vende pune

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi sot kanë takuar përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara.

    “Në një mëngjes pune, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkëbisedoi me përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë me në krye Koordinatoren Arnhild Spence.”

    ZKM thotë se që një vit Qeveria ka gjetur zgjidhje të ligjshme për bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

    “Që një vit tani, Qeveria e Republikës së Kosovës ka gjetur zgjidhje të ligjshme për bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, që mbron sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës. Ky bashkëpunim është i frytshëm dhe sjell bashkëpunim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit, mirëqenies sociale, punësimit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e digjitalizimit të shërbimeve.”

    Temë diskutimi ishin ishin prioritetet dhe projektet e Qeverisë dhe bashkëpunimi me këto agjenci në avancimin e tyre.

    “Në veçanti, është diskutuar për bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes ndaj bizneseve e turizmit, sidomos në pjesën veriore të vendit tonë. Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e transportit urban për lidhjen më të mirë ndërmjet lagjeve e qyteteve.”

    Kurti i ka informuar ata për punën gjatë këtij mandati.

    “Kryeministri i informoi të pranishmit rreth punës më shumë se tre vjeçare të Qeverisë dhe progresin e arritur i cili është dëshmuar edhe nga rangimi i Kosovës në indekse e matje ndërkombëtare, duke u udhëhequr mbi parime të demokracisë, mirëqenies sociale, sundimit të ligjit dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim.”

    Ai ka përmendur edhe punësimin përmes platformës “Superpuna”.

    “Përmendi mes tjerash krijimin e 15 mijë vendeve të reja të punës edhe përmes platformës “Superpuna”, rritjen e punësimit për gratë, ku me masat e qeverisë u mbështet punësimi i mbi 12 mijë grave.”

    “Ai shtoi se edhe në veriun e vendit po punohet për rritjen e vendeve të punës dhe të mundësive të barabarta për të gjithë, përfshirë këtu edhe përfitimet nga programet e efiçiencës së energjisë. Kryeministri i falënderoi përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara për bashkëpunimin e ngushtë, punën e përbashkët dhe bashkëbisedimin e frytshëm.”

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protest për të premten nga ora 13:00 në shenjë solidariteti me punëtoret teknike të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka potencuar se problemi...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë dje në takimin...
    Të tjera
    Vip18 Shtator 2024
    Dj Dagz është një personazhet shumë të dashura për mediat rozë. Jeta e tij private nga martesa me Einxhel Shkirën, u bë...
    Sport18 Shtator 2024
    Drita dhe Malisheva do të zhvillojnë sot takimin e mbetur nga xhiroja e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll....
    Sport18 Shtator 2024
    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante. Sikurse natën e mbrëmshme edhe sonte do të zhvillohen gjashtë sfida të...
    Sport18 Shtator 2024
    Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Starton konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5). Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Sveçla tha se pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.