×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në New York takohet me Drejtoren Menaxhuese të FMN-së, ZKM-ja jep detaje

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ne New York është takuar me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në SHBA.

    Siç thuhet në komunikatën e ZKM-ë, Kurti fillimisht e falënderoi znj. Georgieva për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndaj Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme institucionale dhe zbatimin e reformave të rëndësishme ekonomike.

    “Në takim u diskutua edhe rreth zbatimit të programeve që Kosova ka me FMN-në ku u veçua progresi i mirë i programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (Resilience and Sustainablity Facility) përmes të të cilit Kosovës i është mundësuar rritja e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme, ndërkohë që u theksua përkushtimi për zbatimin e plotë edhe të programit të Aranzhimit për Gatishmëri (Stand by Arrangement)”, thuhet në njoftimin e ZKM.

    “Drejtorja Menaxhuese, Georgieva e uroi Kosovën për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale, si dhe për zbatimin me sukses të programeve aktuale të IMF. Ajo theksoi që rezultatet e Kosovës në menaxhimin e borxhit publik mund të shërbejnë si shembull edhe për ekonomitë tjera”, vazhdon komunikata.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30. Kështu ka...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga...
    Lajme25 Shtator 2024
    Disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë kryer deri së fundmi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, janë anuluar ka...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “KosovaPAR2024” kushtuar Administratës Publike. Kurti fjalimin e ka...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzavetë Kordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, për lidhjen e deputetes së LDK’së,...
    Sport25 Shtator 2024
    Real Madrid është në një seri fantastike të ndeshjeve pa humbjeve në të gjitha kompeticionet. Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, nuk...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurën që të qëndrojnë krah vendit të tij dhe të mos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.