×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mërgimtarëve në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tash ju themi investoni

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Kryeministri Albin Kurti, është takuar me mërgimtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën se Kurti i ka ftuar mërgimtarët të investojnë në Kosovë për të fituar.

    “Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatë.

    Kurti ka folur për zhvillimin ekonomik në Kosovë, sundimin e ligjit dhe progresin demokratik si karakteristika që kanë përshkruar Qeverinë e Kosovës.

    “Veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji. Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor”, thuhet në komunikatë.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, pasditën e së...
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi në Graçanicë. Një burrë dhe një grua që jetojnë aty kanë thënë se...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Sot fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Perparim Rama. Me...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryetari i ‘Forumit Kombëtar Serb’ nga Graçanica, Momçilo Trajkoviq, para dy ditësh u takua me opozitën në Serbi. Ai tha se do...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Izraeli duket se po zgjeron fushatën e tij kundër grupeve të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme, me sulmet...
    Lajme30 Shtator 2024
    Një shqiptar është arrestuar në Gjermani. Mediat gjermane, raportojnë se 38-vjeçarit të lindur në Suedi iu gjetën gjashtë armë të zjarrit me...
    Lajme30 Shtator 2024
    Për 9 muaj hiç më pak se 6700 autobusë kanë qarkulluar me pasagjerë nga Kosova për në Evropë vetëm nga Stacioni i...
    Lajme30 Shtator 2024
    Pasoja të mëdha në ekonominë e vendit e integrimet evropiane mund të shkaktojë përjashtimi i Kosovës nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.