×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti krenohet me ekonominë: Kemi bonus prej 800 milionë €

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2021

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se një nga të arriturat më të mëdha të kësaj Qeverie, këtë vit rritja ekonomike. Ai deklaroi se në Kosovë ekonomia është dyfishuar.

    Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se në rritjen ekonomike kanë ndikuar rritja e të hyrave dhe se ka pasur zvogëlim të shpenzimeve qeveritare.

    Kurti tha se tani buxheti ka 800 milionë euro bonus.

    “E arritur e theksuar në këtë vit është rritja ekonomike, praktikisht dy shifrore që ka bërë që të kemi një bonus prej 800 milionë euro në ekonominë tonë. Janë rritur të hyrat, janë zvogëluar shpenzimet e qeverisë, janë rritur të hyrat buxhetori dhe janë zvogëluar shpenzimet qeveritare. Të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, eksportet krahasuar me vitin 2020 për 90% e madje 90% krahasuar me vitin 2019”, ka deklaruar ai.

    Më tutje kryeministri tha se janë rritur edhe investimet e huaja direkte për 53% krahasuar me vitin e kaluar dhe 80% krahasuar me vitin 2019.

    “Investimet e huaja direkte janë rritur krahasuar me vitin e kaluar për 53%, e 80% krahasuar me vitin 2019 sa i përket muajve të parë të vitit, ose tre çerekëve të parë siç bëhen matjet. Është interesante si në tremujorin e dytë kishim rritje ekonomike prej 16.3% ndërsa në tre mujorin e tretë 14.3%”, ka thënë më tutje Kurti./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.