×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkon që NATO-ja ta kthejë zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë.

    Kurti ka përmendur kërcënimet me ushtri e artileri që Serbia i ka bërë përgjatë dy vjetëve të fundit. Ai ka kërkuar që NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

    “Po ashtu, meqenëse brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellur ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë të cilën NATO e quan Ground Safety Zone – (GSZ) në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë . Ajo u hoq në gusht të vitit 2001 kur kryeministri i Serbisë ishte Zoran Gjingjiq, dhe këtë tash po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundër-ajror kinez përbrenda këtij rripi pesë kilometërsh. Serbia është i vetmi vend në Evropë që posedon sisteme kineze të mbrojtjes kundër ajrore tip FK3 dhe dronë kinez tip CH-92A, si dhe dronë kamikaz nga Irani”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

    Kurti e ka cilësuar Serbinë si shtetin  më hiç në kontinentin evropian, siç tha ai,  i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit.

    Kurti ka potencuar se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv dëshiron t’i dëbojë serbët.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan.

    “Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjesht në vullnetin e popullit dhe legjislacionit tonë, por edhe vlerat perëndimore demokratike. Andaj perëndimi demokratik, në veçanti BE, ShBA, Mbretërisë së Bashkuar ne i bëjmë thirrje që Serbisë, duhet t’i kushtëzohen benefitet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme, nga BE dhe ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Duhen të sanksionohen nga ShBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore”, e që më 29 qershor vjet, Qeveria e Republikës sonë i ka shpallur organizata terroriste. Përndryshe lista e zezë, me kriminelët që shëtisin të lirë e planifikojnë sulme të reja, nuk është efektive. Kjo lista e zezë me emrat e këtyre kriminelëve duhet të jap rezultate nëpërmjet sanksionimit të të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta kudo qofshin ata”, tha Kurti sot./Reporteri.net

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Një neurolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Lidhur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian po përgatitet për progres të shpejtë në bisedimet mes Prishtinës e...
    Lajme05 Tetor 2024
    Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Klankosova.tv raportoi pak më parë për...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Kontingjenti i 31-të i Forcave të Mbrojtjes Hungareze ka filluar shërbimin e tij gjashtëmujor në KFOR. Ceremonia e dorëzimit të komandës u...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Rugovë me 100 të rinj e të reja, në përgatitjet finale para...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”....
    Lajme05 Tetor 2024
    “Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje...
    Lajme05 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka përsëritur thirrjen e tij se edhe pse ka reshje mbi vendin tonë, vërshime nuk do të ketë....
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.