×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkoi heqjen e masave, Stano i përgjigjet: As Kosova as kryeministri i saj s’vendosin për heqjen e tyre

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në takimet që zhvilloi në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai i kërkoi kancelarit gjerman Olaf Scholz mbështetje për largim të tyre dhe po të njëjtën kërkesë e pati edhe në takim me kryediplomatin italian Antonio Tajani. Për Gazetën Express, kësaj kërkese të Kurtit i dha sot një përgjigje zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

    “Nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare”, u përgjigj Stano.

    Ai bëri të ditur se diskutimet për këtë çështje vazhdojnë të zhvillohen mes shteteve të bllokut, derisa përmendi edhe raportin e shefit të tij, kryediplomatit Josep Borell, në të cilin rekomandohej heqja e këtyre masave.

    “Përfaqësuesi i Lartë ka lëshuar më 3 qershor një deklaratë në emër të BE-së, i pasuar nga raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga ana e Kosovës. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano.

    Borrell ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës në qershor të këtij viti, megjithatë ende nuk është marrë një vendim.

    Për më tepër, në gusht kur Qeveria e Kosovës nisi përpjekjet për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të atumjeteve erdhi paralajmërimi se masat mund edhe të zgjerohen.

    “Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, kishte thënë Stano atëherë. Sidoqoftë, Qeveria nuk ndërmori ndonjë hap konkret për hapjen e urës mbi Ibër.

    Për masat që u vendosën nga BE në qershor të 2023-ës për shkak të tensioneve në veri të vendit, Kurti në Berlin vazhdoi të potenconte se ato ishin të padrejta.

    Ndërkohë, ai shfrytëzoi takimet që kishte në Berlin për thirrje për largim të tyre. Nga kancelari Scholz ai kërkoi angazhim të tij në këtë çështje në takimin bilateral që zhvilloi.

    “Nga ai dhe Gjermania kryeministri Kurti kërkoi që të mbështesë largimin e masave të BE-së, gjë që tashmë është kërkuar edhe nga vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell”, tha Zyra e Kryeministrit.

    ZKM tha se edhe në takimin me Tajanin kërkesa e Kurtit u theksua.

    “Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për të cilat edhe Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konstatuar se kushtet janë përmbushur e masat duhet të hiqen”.

    Gjithashtu, Kurti ka kërkuar nga BE edhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën. Aplikimi për anëtarësim u bë dhjetorin e vitit 2022, por kjo çështje s’është proceduar më tutje nga institucionet e BE-së.

    “Në takimet që kemi pasë, kemi kërkuar që Republikës së Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të padrejta, t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe sa më parë të na dërgohet pyetësori me ato mijëra pyetje, të cilat me shumë përgjegjësi, durim e diciplinë do ta përmbushim duke iu përgjigjur të gjithave pyetjeve për shkak se as nuk kemi as nuk duam të kemi alternativë ndaj Bashkimit Europian”, tha Kurti mbrëmë para gazetarëve në Berlin.

     

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur për zhvillimet e fundit dhe bisedat e publikuara mes koordinatores së Komiteteve të VV’së Dejona...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava. Haradinaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Përmes një shkrimi X, Bislimi tha...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit. “Pasi që të kryhet procesi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një plagosje me armë ka ndodhur në Vorë të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, shkruan...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP), thotë se në Gaza nuk po hyn ndihma e mjaftueshme. “Ne nuk kemi pasur akses...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për Front Online  ka komentuar publikimet lidhur me komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.