×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i premton Turqisë shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Në këtë takim, është diskutuar edhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke thënë se kjo do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, në zyret e Lëvizjes priti Ambasadorin e Turqisë, z. Çağri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, znj. Dilara Köseoğlu.

    Ambasadori uroi Kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje.Kryetari Kurti e falendëroi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

    Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Lajme08 Maj 2024
    Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, thotë se ky sulm nuk është hibrid por sulm i thjesht në faqe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Arbër Ademi nga “Fronti Europian” ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ndërsa tha se ata prijnë me 30 mijë vota dallim...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut, shpalli informacionin e parë për daljen në zgjedhje. KSHZ-ja i vlerësoi zgjedhjet si të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Sport08 Maj 2024
    Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.