×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë, flet për arsyet dhe sektorët me më shumë mundësi

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Në Paris është mbajtur dje Forumi i parë Ekonomik i Kosovës.

    Hapjen e këtij forumi e ka bërë kryeministri Albin Kurti, i cili në fjalën e tij, u bëri ftesë kompanive franceze që të investojnë në Kosovë.

    “Kjo është më shumë se një ftesë për të investuar në Kosovë. Është ftesë për të qenë pjesë e transformimit tonë dhe ftesë për të rritur e thelluar miqësinë tonë. Së bashku, mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë, një rajon më prosperues dhe një të ardhme për të cilën të gjithë mund të krenohemi”, citohet të ketë thënë Kurti.

    Ai ka renditur arsyet dhe ka veçuar sektorët me më së shumti mundësi për investime të huaja.

    “Pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, që flet më shumë se një gjuhë të huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdishëm, progresi demokratik në vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet në infrastrukturë, si dhe planet për mbi 50 projekte të infrastrukturës në transport, mjedis dhe energji, janë elementet kyçe që e bëjnë Kosovën tërheqëse për investitorë të huaj, veçoi kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

    Në këtë forum ka marrë pjesë edhe Ministri i Francës për Evropë, Benjamin Haddad.

    Haddad, sipas njoftimit, ka thënë se ka shumë ndërmarrje franceze që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë.

    “Ai shtoi se Franca e mbështetë perspektivën ekonomike të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë prezantimit të tij, ka folur projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën me rajonin, me fokus të veçantë në lidhjet dhe infrastrukturën hekurudhore.

    Ndërkohë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shpreh se “me norma të rritjes ekonomike më të larta në rajon, qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit e informalitetit, e vlera të përbashkëta me kombet e familjes evropiane, Kosova është gjithnjë më tërheqëse për investime nga shtetet evropiane.”

    Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se “viteve të fundit Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në avancimin e politikave dhe reformave ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe thjeshtëzimin e procedurave të të bërit biznes fer dhe konkurrues të nxitur nga inovacioni dhe prodhimi”.

    Ftesë për investime në agrikulturë dhe në sektorin e procesimit të ushqimit, bëri edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cila tha se Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2030 synon një mjedis miqësor për bizneset në bujqësi dhe i jep përparësi inovacionit dhe parimeve të ekonomisë qarkulluese për të rritur konkurrencën dhe qëndrueshmërinë.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Sot do të hapet tenda “Jeto në errësirën time”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të hapet...
    Lajme19 Tetor 2024
    Moti sot pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, ai në margjinat e takimeve globale, tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Franca qendrore dhe jugore po rikuperohej të premten nga përmbytjet që goditën zonat të enjten, pasi reshjet e dendura dhe lumenjtë e...
    Vip18 Tetor 2024
    Banori i katërt i Big Brother VIP Kosova 3 është aktori Besfort Daka. Besforti tha se edhe BBVK 3 është pjesë e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika të mëdha dhe shqetësime për rritjen e rrezikut të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Analistët në Serbi thonë se politikanët morën mesazhe nga Samiti i “Procesit të Berlinit”, veçanërisht ata të Kosovës e Serbisë, që duhet...
    Vip18 Tetor 2024
    Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Për këngëtaren Rovena...
    Vip18 Tetor 2024
    Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza. Latino-kosovari,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.