
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, emëroi sot Alma Dushi- Kabashin, zëvendësministre për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Bëhet e ditur se Dushi -Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar.