×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Dy momente të rëndësishme të Qeverisë sime shkaktuan panik te kundërshtarët

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministër i Kosovës i ka përmendur në DESKU të KTV-së dy momente të qeverisjes së tij, për të cilat ka thënë se ka shkaktuar panik te kundërshtarët politikë. Ai është pyetur rreth kritikave që i janë bërë Qeverisë së tij.

    “Ka pasur kritika, ka pasur edhe sulme… Por ato dy momente që i kanë hedhur në panik kundërshtarët tanë janë: Shkarkimi i bordeve të korruptuara të shumicës së ndërmarrjeve publike qendrore dhe fillimi i procesit të vettingut përmes një grupi nismëtar të ekspertëve. Nuk kanë besuar se aq herët do të veprohet aq ashpër kundër korrupsionit”, ka thënë ai në KTV, transmeton Front Online.

    Qysh në fillim, kreu i Vetëvendosjes e ka përmendur se vetëm edhe dy javë bëhen 1 vjet që nga zgjedhjet e përgjithshme.

    “Sot dy javë bëhen 1 vjet nga zgjedhjet, kur qytetarët vendosën për nbdryshim. Ia dhanë një përparësi LVV-së, krahasuar me LDK-në, me ç’rast ia dhanë një përparësi kryeparlamentares së sotme Osmani, krahasuar me gjithë tjerët brenda kësaj partie”, ka thënë ai.

    Ai po ashtu ka bërë një rikapitulim të qeverisjes prej tij.

    “Katër muaj qeveri, 213 vendime nga 39 mbledhje. Mund të them se jam i kënaqur me vendimet që kemi marrë. Dhe në dy momente të rëndësishme besoj që kemi ngjallur shpresë te qytetarët dhe panik te kundërshtarët”, ka thënë ai.

    Në 20 vjetor, Kurti ka kujtuar se kur është themeluar Kohavisioni, ai ka qenë në burg.

    “Por e di që në vitin e dytë, flitej si për një televizion alternativ. Kujt do t’ia merrte mendja se duhej të ishit aq alternativë, për të qenë korrekt”, ka thënë ai./KTV/Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Lajme16 Maj 2025
    47 liderë evropianë pritet të jenë sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Kjo...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj raportimeve për kontratën e diskutueshme të nënshkruar për fabrikën e përpunimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat...
    Sport15 Maj 2025
    “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”. Me këtë deklaratë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit në shesh pas fitores në zgjedhjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.