×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe te varri i heroit Lec Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim Bunjaku, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të heroit Dr. Lec Leci-Gradica, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

    Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate tha se në 26-vjetorin e rënies, Dr.Lec Leci u përkujtua dhe u vlerësua nga Kurti për shërbimin dhe sakrificën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Ai, si ndër mjekët e parë të Drenicës, u doli në ndihmë ushtarëve të UÇK-së, duke i ofruar ndihmë mjekësore gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese, derisa duke parë që nevojat shtoheshin, me ndihmën e familjes së tij dhe të bashkëvendëseve, themeloi Spitalin Ushtarak në Gradicë, ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore”.

    “Doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lec Leci, ra heroikisht më 24 shtator të vitit 1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar për shërimin e qytetarëve të plagosur në bjeshkët e Qyqavicës”, thuhet tutje në komunikatën për media.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht të këtij...
    Kronika24 Shtator 2024
    Një 79-vjeçar në Ferizaj kishte gjetur një kuletë me para dhe dokumente. Siç ka njoftuar Policia, sot rreth orës 11:00 qytetari nga...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano se “po e njeh Kosovën”, duke i reaguar...
    Të tjera
    Sport24 Shtator 2024
    Enzo Zidane i jep fund karrierës së tij në futboll. Pas përpjekjeve të shumta për të konsoliduar veten në elitë për shumë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dëshiron që ura kryesore mbi lumin Ibër të jetë një urë normale. Në një intervistë për...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Klinë. Këtë për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në ndertim të heroit dhe rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra një vit...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë është publikuar një video që thuhet se është bërë më 24 shtator 2023 në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.