×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, përgjatë viteve të fundit, ka bërë progres të madh përpara në tranzicionin energjetik e agjendën klimatike duke treguar vizionin e angazhimin e madh për një të ardhme të qëndrueshme.

    Krahas përkrahjes institucionale, kryeministri Kurti, foli edhe për investimet në ndërtimin e kapaciteteve të ripërtëritshme, ku me këtë rast theksoi se është planifikuar ndërtimi i 950 megavatëve të energjisë së ripërtëritshme përmes projekteve konkurruese. Ai veçoi organizimin e ankandin e  energjisë diellore me kapacitet prej 100 MW, si shembull suksesi, dhe shtoi se të njëjtin sukses e presin për projektet konkurruese për 150 MW të erës.

    Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNF), kryeministri tregoi se janë ndërmarrë veprime konkrete për të kontribuar në përpjekjet globale për klimën përmes Kontributit Kombëtar të Përcaktuar vullnetar (NDC). Në këtë drejtim, qëllimi kryesor është të reduktojmë 8.95 milionë tonë dioksid karboni ekuivalent deri në vitin 2030, që përfaqëson një ulje prej 16.3% krahasuar me nivelet e emetimeve të vitit 2016.

    Para të pranishmëve, kryeministri potencoi se një ndër projektet më inovative në rajon, e më gjerë, është Solar4Kosovo përmes të cilit do të sigurohet ngrohje qendrore prej energjisë diellore për 60,000 qytetarë, dhe 100 MW të energjisë diellore për KEK-un duke e bërë atë pjesë të tranzicionit të gjelbër.

    Tutje, kryeministri theksoi se në mars të këtij viti, ministrat Rizvanolli dhe Aliu, dhe ministrja e shtetit për Evropë dhe Klimë të Gjermanisë, Ana Lurhman, e cila ishte e pranishme edhe sot në hapjen e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm, nënshkruan Partneritetin Klimatik dhe të Tranzicionit të Energjisë. Një marrëveshje kjo bilaterale e cila do të fuqizojë më tej objektivat e përbashkëta në këto fusha dhe përkrahjen e shtetit gjerman në fushën e energjisë.

    Ndërkaq, sa i përket përshtatjes klimatike, kryeministri tha se Strategjia për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike, e cila po draftohet me ndihmën e UNDP dhe USAID, do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve për t’u përballë me përmbytje dhe thatësira, si dhe do t’i bëjë prioritet investimet në rezervuarët ujorë dhe infrastrukturën e ujitjes. Teksa e cilësoi këtë si një përparësi kyçe për Kosovën.

    Më tej, nëpërmjet bashkëpunimit tonë me partnerët ndërkombëtarë, e veçanërisht me Qeverinë Gjermane që u mundësua pjesëmarrja në COP27 dhe COP28, kryeministri deklaroi se do të vazhdojmë të lobojmë për përfshirjen e Kosovës në mekanizmat globalë për klimën dhe për qasje në financimet ndërkombëtare, që janë të rëndësishme për suksesin e këtyre dhe të tjerave projekteve tona.

    “Më shumë se 50% e projekteve tona prioritare në sektorin e mjedisit janë të përqendruara në masat e përshtatjes klimatike, duke përfshirë ndërtimin e rezervuarëve ujorë dhe përballje me përmbytjet dhe thatësirat. Studimet e fizibilitetit për ndërtimin e rezervuarëve janë tashmë në maturim e sipër dhe ndërtimi i këtyre rezervuarëve është kritik për furnizimin me ujë për popullatën e njëashtu edhe për bujqësinë”, tha ai.

    Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri shpjegoi se projekti  për hartat e rrezikut nga përmbytjet, i realizuar me teknologji LiDAR, mundëson parashikimin më të mirë të zonave të ndjeshme dhe marrjen e masave të duhura për të mbrojtur të gjithë territorin tonë nga rreziqet e përmbytjeve.

    “Së bashku, do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm.”, përfundoi kryeministri Kurti.

    Pas fjalëve hyrëse, kryeministri Kurti me ministrat dhe të pranishmit vizituan ekspozitën me karakter garues me moton ‘Vepro gjelbër”, këndin e gjelbër me VR si dhe aktivitete të tjera të cilat do zhvillohen në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe u mbajt një konferencë për media nga ministrat e pranishëm, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.