×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ata që merren me Vulin që të mos merren me Vuçiq, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është përfshirë në debatin e fundit në lidhje me fyerjet që viktimave shqiptare të luftës po i bëhen nga kriminelët serbë, të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre shtetërore në Serbi.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se ‘ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim’, duke iu referuar kështu një deklarate të kreut të shtetit tonë Hashim Thaçi më herët sot gjatë ditës.

    Ky i fundit ka theksuar se deklarata fyese të Daçiq dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste, dhe se veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin.

    Postimi i plotë i Albin Kurtit:

    Dëgjoheshin hapat e shpejtuar të gardianëve poshtë e lart. Na e ndalën edhe energjinë elektrike në pavijonin VI të burgut ‘Zabela’ në Pozharevc. Drejtoria nuk dëshironte që ne të dëgjonim radion. Beogradi ishte përfshirë nga demonstrata masive kundër Milosheviqit. Pozharevci ku ne shqiptarët mbaheshim rob lufte ishte vendlindja e tij.

    20 vjet më parë, më 5 tetor 2000, u rrëzua Slobodan Millosheviq nga pushteti. Ai ishte përgjegjës për shkaktimin e katër luftërave në ish Jugosllavi, vdekjen e rreth 150 mijë jo serbëve, dhe për gjenocidin mbi popullin boshnjak dhe shqiptar.

    5 tetori ndodhi, mirëpo në Serbi asnjëherë nuk erdhi 6 tetori. Ra Milosheviqi si personalitet politik, por ai nuk u braktis si politikë e Serbisë. Përkundrazi, dy vjet e gjysmë më vonë u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndërsa sot Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit: Maja Gojkoviq e cila ishte zv.kryeministre në kohën e tij sot është Kryetare e Kuvendit të Serbisë; Ivica Daçiq, i cili ishte zëdhënësi i partisë së tij sot është Ministër i Punëve të Jashtme; ndërsa sekretari i atëhershëm i Partisë Radikale të Sheshelit, partnere kjo e koalicionit me Milosheviqin, si dhe ministri i informatave në qeverinë e asaj kohe, Aleksandar Vuçiq, sot është President i Serbisë.

    20 vjet më vonë, sot në Serbinë ‘demokratike’ ka shumë më pak opozitë sesa kurdoherë në dekadën e diktaturës së Milosheviqit.

    Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Ajo është takuar edhe...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...
    Të tjera
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës miratoi sot Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se programi synon të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë mundësuar dështimin e qëllimeve të grupeve që në kufi me Kosovën,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.