×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Asgjë s’i shërben paqes më shumë sesa anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

    Në një video-adresim në Internacionalen Socialiste, që është organizim i partive të majta, Kurti ka thënë se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial”.

    “Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë….Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, ka deklaruar kryeministri.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”. Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur...
    Lajme22 Shtator 2024
    Shumë nxënës në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Mati Logoreci’ nuk janë pajisur me libra, kjo pasi ata nuk i kanë marrë ende...
    Lajme22 Shtator 2024
    Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës. Siç shkruan Sinjali,...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbretërojë gjatë fundjavës. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e gjatë ditë maksimalet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,u takua me ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu, me të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Në njëvjetorin e sulmit në Banjskë, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj shtetit...
    Lajme21 Shtator 2024
    Pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim sot me nxënës e mësimdhënës të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor...
    Sport21 Shtator 2024
    Joshua është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin IBF në garë e peshave të rënda në boksin profesionist,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.