×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: 27 marsi shënon datën kur nëna Ferdonije i pa për herë të fundit pesë anëtarët e familjes, tash ajo po e jeton pesëfishin e vetmisë

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se 27 marsi shënon datën kur Ferdonije Qerkezi ka parë për herë të fundit pesë anëtarët e familjes, bijtë e saj të shtrenjtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin dhe bashkëshortin e dashur Halimin.

    Kurti ka pohuar se “në këtë datë, në veçanti, në mendje kemi Nënën Ferdonije”.

    “Familja gjashtë anëtarëshe Qerkezi kishte traditë të bukur: çdo datë të veçantë e shënonte si festë. Kaq falënderues ishin për çdo bekim që jeta u kishte dhënë. Festohej çdo ditëlindje e festë tjetër në familjen e ngushtë, e që ishte mjaft e madhe”, ka shkruar Kurti.

    Tutje, kryeministri ka deklaruar se “Tash, Nëna Ferdonije e jeton pesëfish vetminë. Katër djemtë dhe burrin nuk i sheh. I mungojnë çdo ditë, mëngjes e mbrëmje. Nuk i ka”.

    “Tash, ajo e ka një popull të tërë krah saj. Ne të gjithë e mendojmë, e kujtojmë dhe bashkëndjejmë me të gjithmonë, por sidomos më 27 mars. Kjo është data që tani shënon Nëna Ferdonije. Dita kur në vitin 1999 ajo pa për herë të fundit pesë anëtarët e familjes, bijtë e saj të shtrenjtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin dhe bashkëshortin e dashur Halimin. Ata u rrëmbyen me dhunë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë”, theksoi ai.

    Mes tjerash, ai ka pohuar se “Shtëpia e familjes Qerkezi tani është muze. Datat që shënohen, janë ditët e kujtesës dhe dhembjes”.

    “Nëna Ferdonije është simbol i qëndresës sonë kombëtare. Zemra e saj është dëshmia më e fortë e qëndresës njerëzore. Ajo vetë është ruajtësja e fuqishme e kujtesës për gjenocidin serb në Kosovë. Dhembja e saj është detyrimi ynë, që kurrë të mos harrojmë”, theksoi ai./Periskopi/

    Postimi i plotë:

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull...
    Lajme31 Mars 2025
    Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të...
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat...
    Lajme31 Mars 2025
    Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti nuk e përjashtoi këtë mundësi në intervistën e tij për NBC. Por Kushtetuta sot e bën shumë të vështirë këtë mundësi....
    Front TV30 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma. Zëdhënësi i Policisë,...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar...
    Vip30 Mars 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i shumë fytyra publike uroi festën e Fitër Bajramit. Por urimi i tij disi u veçua...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.