
Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë të Shëndetësisë ka njoftuar se 13 të infektuar në vend, janë nga të karantinuarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, raporton “Front Online”.
“Nga të gjitha personat që janë karantinuar, 13 prej tyre kanë qenë pozitiv me Covid-19”, ka thënë Kurti.
Kurti ka njoftuar se që nga e hëna do të shtohen më shumë policë ne rrugë, staf mjekësorë dhe insepektor dhe se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të vazhdojë./Front Online