×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të vjinë vaksinat nga kontrata me Pfizer? Tregon Vitia

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Me rastin e fillimit të realizimit të Planit për Vaksinimin Masiv kundër COVID-19, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, raporton Front Online.

    Vitia me këtë rast ka treguar se deri në fund të muajit do të vijnë dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.

    Ai po ashtu ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

    “Për momentin kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqet tona dhe deri në fund të muajit pritet të vij kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata që kemi siguruar me Pfizer. Mos të përmendim këtu diku edhe rreth 40 mijë doza që pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, ka thënë ai.

    Vitia është shprehur se me fillimin e vaksinimit masiv presin që të vaksinohen deri në 500 mijë persona në muaj.

    “MSH bashkë me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka organizuar 279 ekipe të vaksinimit nga 89 sa ishin deri tani. Ka siguruar vaksina të mjaftueshme e ka riorganizuar edhe aspektet logjistike me qëllim që vaksinimi në masë të fillojë. Ne në një muaj mund të kemi deri në 200 mijë të vaksinuar, e në ndonjë muaj edhe deri në 500 mijë”, ka shtuar ai.

    Tutje Vitia ka thënë se deri tani në Kosovë janë vaksinuar më shumë se 100 mijë persona.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Tashmë është zyrtare: Pedro Rocha është presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) sipas rezolutës së Komisionit Zgjedhor dhe siç...
    Sport26 Prill 2024
    Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend. Ndeshja e cila ishte...
    Sport26 Prill 2024
    Kombëtarja e Kosovës në  Taekwondo ka arritur të fitojë 15 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondos për shtetet e vogla në Tallin...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.