×
  • Opinione
  • Opinione

    Kur do të mbahen zgjedhjet e reja?

    Blerim Shala
    21 Maj 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Në ditët vijuese do të kuptojmë të gjithë ne se a do të mbahet tutje tradita që është instaluar që nga pavarësia e Kosovës (në shkurtin e vitit 2008), që në vend të mbahen vetëm zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Janë mbajtë që prej se Kosova është shtet, pesë palë zgjedhje parlamentare, dhe asnjëra prej tyre nuk kanë qenë votime të rregullta, të cilat njohin ciklin katërvjeçarë të funksionimit të pushtetit qendror.

    Kësaj here, zgjedhjet e rregullta bijnë në janar/ shkurt të vitit 2025, apo, në stinën e dimrit, e cila natyrshëm është më së paku e preferuara për votuesit dhe më së shumti garanton një dalje më të ulët të qytetarëve në qendrat e votimit.

    Mekanizmat ligjor/ kushtetues që hapin dyert për zgjedhje të parakohshme parlamentare mbase janë të njohura për të gjithë. I pari njeh dorëheqjen e Kryeministrit (por ky hap nuk dërgon me automatizëm në zgjedhje të reja, sepse Presidentja e vendit ka të drejtë të mundësojë krijimin e një shumice të re parlamentare), i dyti Mocionin e mosbesimit (për të cilin duhet të votojnë së paku 61 deputetë), i treti na shfaqet përmes vetë-shpërbërjes së Kuvendit të Kosovë (për të cilën gjë kërkohet përkrahja e 80 deputetëve).

    Të tre këta mekanizma janë shfrytëzuar tashmë në historinë e parlamentarizmit kosovar që prej se Kosova është bërë shtet i pavarur: Kemi pasë Mocion të mosbesimit (në vitin 2010, kur Hashim Thaçi ka qenë Kryeministër, në vitin 2017, kur Isa Mustafa ka pasë mandatin e Kryeministrit dhe në vitin 2020, në kohën e Qeverisë së parë të Kryeministrit Albin Kurtit), në vitin 2019 Ramush Haradinaj, atëbotë i pari i Qeverisë së Kosovës, pati dhënë dorëheqje, ndërsa në vitin 2020, me Verdiktin e Gjykatës Kushtetuese u konstatua që në fakt Qeveria e Avdullah Hotit, nuk ka qenë fare legjitime, sepse për te kanë votuar vetëm 60 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Më në fund, në vitin 2014 ka ndodhur vetë-shpërbërja e Kuvendit të Kosovë.

    Po del pra që kemi një përvojë goxha të pasur parlamentare të provokimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

    Megjithatë, e mira e cila rrallëherë përmendet tek ne është që votimet e reja përherë kanë qenë rezultat i respektimit të mekanizmave ekzistues ligjor/ kushtetues, apo, ato kanë ecur në një terren tashmë të krijuar politik dhe ligjor, apo, nuk ka pasur tronditje dhe kriza të mëdha politike dhe ekonomike të cilat kanë qenë përcaktuese për zgjedhjet e reja parlamentare.

    Poashtu, një tjetër e mirë supreme politike, për të cilën patjetër duhet të krenohemi është që askund në rajon pos në Kosovë, nuk është krijuar tradita e zgjedhjeve të qeta, të lira dhe të rregullta, rezultati i të të cilave njihet pak orë pasiqë të mbyllet qendrat e votimit, duke mundësuar një tranzicion të mirëfilltë politik.

    Më në fund, vetëm në Kosovë ka pasë ndryshime të mëdha sa i përket partive/ kolaicioneve që kanë udhëhequr me Qeverinë e vendit.

    Që të gjithë janë sprovuar me udhëheqjen e vendit.

    Me gjasë, një rekapitulim i këtillë në rreshtat e mëparmë është i domosdoshëm, sepse në një mënyrë apo tjetrën ofron një shtegdalje eventuale të përbashkët për subjektet qeveritare dhe ato opozitare, për dakordimin eventual për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve të gjashta parlamentare në shtetin e Kosovës, të cilat njohin fundin e qershorit ose fillimin e korrikut si afat të mundshëm.

    Sekush që sadopak e njeh politikën aktuale kosovare, e di që mekanizmi i vetëm që në këto rrethana mund të aplikohet dhe të shfrytëzohet për të shkuar në zgjedhjet të parakohshme parlamentare është vetë-shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.

    Nuk ka mekanizmën tjetër në qarkullim.

    Vetë-shpërbërja e Kuvendit objektivisht kërkon një lloj të pajtimit maksimal të partive parlamentare, jo vetëm për shkak të atij votimi të kualifikuar që njeh minimumin e tetëdhjetë deputetëve të cilët duhet t’ia shkurtojnë vetes mandatin.

    Në këtë rast, siç ka qenë në vitin 2014, partitë parlamentare së bashku do të duhej t’i hapnin shteg vetes që të organizohen zgjedhjet e reja, ku do të legjitimohet pushteti i ri legjislativ dhe ekzekutiv i vendit.

    Kjo mundësi ekziston tutje edhe në këtë ambientin goxha të acaruar politik të vendit, megjithë kundërthënive të fundit që njohin opsione të tjera për të provokuar zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

    Sidoqoftë, është punë ditësh kur do të kuptojmë se a do të kemi zgjedhje të parakohshme në vend, apo të rregullta, në fillim të vitit 2025.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.