×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të fillojnë punën kryetarët e rinj? Flasin Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri, Bali Muharremaj

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Të martën, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet për asambletë komunale.

    Shtatë komuna me shumicë shqiptare e përmbyllen garën pa balotazh.

    Por, kur do të fillojnë punën kryetarët që fituan në rundin e parë?

    Ligji për zgjedhjet Lokale e parasheh që prej ditës së certifikimit në afat brenda 15 ditësh duhet të filloj punën asambleja e zgjedhur.

    Bedri Hamza e fillon detyrën javën e ardhshme

    Në Mitrovicën e Jugut, PDK-ja mori 53.86%.

    Bedri Hamza, kryetar i zgjedhur i Mitrovicës ka treguar për Front Online se në javën që vjen do të marr detyrën si i pari i Mitrovicës.

    Javën e ardhme kismet brenda afateve ligjore, jam në kontakt me ekipin ata gjithçka që është brenda ligjeve dhe rregulloreve do ta ndërmarrim që të bëhet pranim dorëzimi i detyrës”, ka thënë Hamza për Front Online .

    Asambleja Komunale në Ferizaj konstituohet javën e ardhshme

    Në Ferizaj Fitoi Agim Aliu pa ndonjë vështirshi me 62.53% të votave.

    Aliu që fitoi edhe një mandat në Ferizaj do të ketë më pak punë. Ai do të thërret seancë konstituive për asamble dhe do të kompletoj ekipin qeverisës.

    Zëdhënësi i kësaj komune, Albion Sherifi për Front Online ka thënë se shumë shpejt do të konstituohet edhe asambleja komunale.

    Besoj shumë shpejt sepse nuk ka arsye për vonesë”, ka thënë zëdhënësi i komunës së Ferizajt.

    Kryetari i Pejës: Ende nuk kemi caktuar seancën konstituive

    Peja do të udhëhiqet për katër vjetët e ardhshme nga Gazmend Muhaxheri i cili mori 60.41% qysh në rundin e parë.

    Muhaxheri i cili  fitoi mandatin e tretë në Pejë, ende nuk ka caktuar një datë se kur do të ketë seancë konstituive.

    Ai shkurt është përgjigjur “Jo, nuk kemi caktuar ende seancë”.

     Asambleja komunale në Suharekë konstiuohet në këtë datë

     Edhe në Suharekë nuk do të ketë ndërrim të pushteteve vetëm vazhdim mandati për Bali Muharremajn.

    Ai ka caktuar seancën konstituive më 26 nëntor.

    Më 26 nëntor, e kemi seancën konstituive për Asamblenë Komunale” ka thënë Muharremaj.

    Fadil Nura: Do të koordinohemi me MAPL-në për thirrjen e seancës konstituive

    Në Skenderaj do të këtë ndërrim të pushtetit pasi Fadil Nura i PDK-së mori 57.99% të votave nga qytetarët.

    Për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme, ai ka thënë se u duhet ende koordinim me MAPL-në dhe shpejt do të caktojnë seancën.

    Për besë jo, sepse ne duhet të koordinohemi edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal por besoj që jemi brenda afatit kohorë, ka thënë ai.

    Nura i pyetur nga Front Online nëse e ka përzgjedhur ekipin e drejtorëve, u shpreh se janë në fazën e vlerësimit të atyre që do të emërohen.

    Jemi në përzgjedhje, në vlerësim dhe përzgjedhje, ka thënë ai.

    A do të jetë pjesë e ndonjë drejtorie Bekim Jashari? Tregon Fadil Nura

    Fadil Nura i PDK-së fitoi kundër Bekim Jasharit i cili garoi si i pavarur, e që vie nga familja heroike Jashari.

    Nura i pyetur nëse e ka ftuar Jasharin që të jetë pjesë e ekipit qeverisës , u përgjigj shumë shkurt.

    S’kam koment.

    Edhe nga një mandat qeverisës morën edhe kryetari i Lipjanit dhe Deçanit.

    Por, të kontaktuar nga Front Online, që të dy Imeri Ahmeti e Bashkim Ramosaj nuk u përgjigjen në interesimin e portalit.

    Ligji për Zgjedhje Lokale e përcakton që seanca konstituive thirret nga kryetari i zgjedhur.

    Në rast se kjo nuk ndodhë atëherë atë e thërret këshilltari komunal në moshën më të vjetër, e nëse dështon edhe në këtë mënyrë, me kërkesë të shumicës së këshilltareve të zgjedhur thirret seance konstituive.  /Front Online/

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Komuna e Prishtinës ka dhënë tenderin në vlerë prej mbi 6.5 milionë euro për ndërtimin e “ishullit urban” që do të ndërlidh...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-drejtori I Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi në një reagim për media ka renditur arsyet që kanë çuar tek dorëheqja nga ky...
    Lajme23 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë,...
    Vip23 Tetor 2024
    Kanë filluar ngacmimet e para ndërmjet banorëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother. Ata tani kanë shprehur pëlqimet e...
    Kronika23 Tetor 2024
    Të martën një person është rrahur në Prishtinë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të martën në Fushë Kosovë një grua ka raportuar që një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa. “Është raportuar se viktimën...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të hënën në Lipjan një motoikletë është goditur nga një automjet, ku ngasësi i motcikletës ka mbetur i lënduar. “Lëndime të rënda...
    Kronika23 Tetor 2024
    Një shtetas i huaj është dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.