×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërshtohet vazhdimi i masave anti-Covid, ky pritet të jetë vendimi nga e hëna

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Ka përfunduar takimi në mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë që kanë pasur një takim konstruktiv.

    Ai ka thënë se 90 përqind të kërkesave të shpalosura të mërkurën nga ky asociacion pritet që të merren parasysh.

    “Në diskutim me Vitinë u konstatua që 90 përqind të kërkesave të Asociacionit të Komunave të Kosovës të paraqitura në takimin e këshillit të merren parasysh me marrjen e vendimit për masat e ardhshme”, është shprehur Ibrahimi.

    “Në këtë takim u kërkua bashkërendim i aktiviteteve dhe i tillë do të jetë. Kryetarët e komunave u zotuan për bashkëpunim”.

     

    Njoftimi i plotë:

     

    MINISTRI VITIA: RRETH 90% E REKOMANDIMEVE TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DO TË MERREN PARASYSH PËR MASAT E REJA
    Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike.
    Ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e Komunave.
    Takimin e hapi Ministri i MPL-së z.Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli Ministri i MSH-së z.Arben Vitia i cili tha se duam të konsultohemi më
    Kryetarët e Komunave lidhur me masat e tashme dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti në fjalën e tij informoi dy ministrat për takimin e Këshillit të Kryetarëve.
    Kryetari Ahmeti tha se dje gjithë Kryetarët e Komunave janë dakorduar që të dilet me këto rekomandime: 1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës, 2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, 3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave, 4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë, 5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse, 6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik, 7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.
    Ministri i MSH-së z.Arben Vitia tha se duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë.
    Ministri Vitia tha se beson që 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me Këshillin e Kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.
    Në këtë takim kanë diskutuar edhe Kryetarët e Komunave ku kanë mbështetur rekomandimet e Këshillit të Kryetarëve, gjithnjë duke ruajtur shëndetin publik, duke respektuar masat por pa dëmtuar sektorët e caktuar të ekonomisë.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë një aksion simbolik. Aksioni do të mbahet në pikën kufitare në Merdar prej orës 13:00. Kështu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Ende nuk janë bërë të ditura pikat të cilat janë në rend të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së...
    Sport08 Tetor 2024
    Lituania do të pres Kosovën më 12 tetor në Kaunas, ku në kampion e tyre janë të bindur se ndaj “Dardanëve” do...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.