×
  • Vip
  • Vip

    Kumbarja e kokainës që vrau 3 burrat e saj, Jennifer Lopez do ta interpretojë në film

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Bota e krimit është e mbushur me personazhe mizorë, por Griselda Blanco nuk e teproi aspak kur tha se ajo ishte “më e keqja e të këqinjve”.

    Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur kreu vrasjen e parë, që ishte një fëmijë tjetër, dhe që nga ajo ditë vijoi me bëmat makabre që e kanë futur mes bosëve të drogës më gjakatarë në histori. Gruaja kolumbiane ndërtoi një perandori droge që u shtri nga Medellin në Majemi dhe Nju Jork. Nëna e 4 fëmijëve mendohet se ka lidhje me rreth 250 vrasje.

    E quajtur “Kumbarja e kokainës” dhe “Vejusha e zezë” (pasi ka vrarë 3 burrat e saj), miliarderja njihet edhe për orgjitë e saj, ku detyronte nën kërcënimin e armës burra dhe gra që të bënin seks.

    Në botën e krimit, Blanco ka qenë e para që vendosi vrasësit mbrapa në motor, në mënyrë që të mbushnin me plumba objektivin dhe të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja. Një taktikë e tillë u kopjua me shpejtësi nga kriminelët në të gjithë botën.

    Gjithashtu, ajo ishte e para që kuptoi se femrat ishin më të mira sesa meshkujt për të futur drogën kontrabandë, pasi policia ishte më pak e prirur për t’i ndaluar ato për kontroll. Ajo krijoi një ushtri femrash kontrabandiste, me shumë xhepa në të brendshmet e tyre, për të kaluar sa më shumë drogë në një rrugë.

    Sot, 8 vite pasi armiqtë e saj e vranë në një atentat kur po bënte pazar, historia e saj do të bëhet film dhe rolin e Griselda Blanco do ta interpretojë Jennifer Lopez. Aktorja dhe këngëtarja e famshme, e cila kohët e fundit ka luajtur rolin e një striptisteje që grabiste klientët e pasur që punonin në Wall Street, mendohet se do të jetë edhe regjisorja e këtij filmi, pasi është shprehur e mahnitur nga historia e Mbretëreshës së drogës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.