×
  • Lajme
  • Lajme

    Kukaj: Subvencioni vetëm po e thellon pabarazinë që tashmë ekziston

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

     

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet para Qeverisë së Kosovës.

    Qëllimi i këtij aksioni ishte si reagim ndaj 60 milionshit që e ka ndarë Qeveria Hoti dhe për 10% pensional, shkruan Front Online.

    Në këtë aksion u vendosen postera në ndërtesën e Qeverisë në pakënaqësi të Fondit të Trustit me mbishkrime “80 % kontribuuesve”. ‘Marrin më shumë se 1700 euro’, ‘6% kontribuesve’, ‘2.7% milion euro përfitojnë gratë’,’57.3 milionë i përfitojnë burrat’.

    Ndërsa, në një deklaratë për media, aktivisti i PSD ‘së ,Dren Kukaj ka thënë së pakoja prej 60 milion euro që e ka ndarë Qeveria Hoti nuk i është ndarë punëtorëve, por bizneseve.

    “Javën  e kaluar u tha që 60 milion euro do të ndahen për punëtorët. Ato para nuk i morën punëtorët, shkuan për bizneset”, deklaroj Kukaj.

    Tutje, ai u shpreh se ndarja e këtyre fondeve tregon pabarazi tek punëtorët të cilët kanë të drejtë të tërheqin këto të holla.

     

    “Trajtimi që është bërë përmes këtij subvencioni vetëm se po e thellon pabarazinë që tashmë ekziston. Mesatarisht një biznes i vogël po i merr 800 euro, ndërsa një biznes i madh po i merr 200 mijë euro.

    Efektet e 10% të trusit penisional janë të kufizuara, për shkak se  80% të kontribut dhënësve do të marrin rreth 110 euro në muaj që është shumë më pak se paga minimale në Kosovë, përveç 6 % do të arrijnë të marrin mbi 1700 euro”, ka thënë ai.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.