×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtim Shala reagon për herë të parë pas rezultatit të LDK’së në zgjedhje

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Kujtim Shala, njeriu i dytë më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas Avdullah Hotit, emri i të cilit po përfolët për të marrë nën drejtim partinë pas debaklit më 14 shkurt, ka falënderuar përkrahësit dhe votuesit që e kanë zgjedhur partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova kur kanë shkuar tek kutitë e votimit.

    Shala ka paralajmëruar se LDK’ja do të hapë një etapë të re të vetën dhe për Kosovën.

    Siç thotë ai, LDK nuk është thjeshtë një alternativë politike por “shenja thelbësore e shtetit tone”.

    “Të dashur qëndrestarë të LDK-së! Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala.

    Ky është reagimi i parë i Kujtim Shalës pas disfatës që partia e tij ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Shala është rënditur i dyti në listë pas Avdullah Hotit i pasuar nga Lumir Abidxhiku.

    Emri i tij është përfolur edhe për të marrë kreun e LDK’së, megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar. LDK do të mbajë pas pak ditësh Kuvendin Zgjedhor ku pritet të dalin strukturat e reja të partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.