×
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Lajme

    Kujdes! Mos e përdorni çajin e mentes të prodhuar në Serbi

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e njerëzve, çaji i mentes, i cili përmban lëndë të parë të furnizuar nga Serbia, është tërhequr nga tregu kroat, transmeton FrontOnline.

    Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë për Tregtinë Ushqimore ( RASFF ) njoftoi në faqen e tij të internetit se produkti i përmendur përmban pirrolizidin alkaloid (PA), i cili mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut.

    Gjegjësisht, këto janë toksina bimore që gjenden në një numër të madh të llojeve bimore, dhe të cilat përbërësi i përmendur i prodhon për t’u “mbrojtur” nga barngrënësit dhe gjendet në të gjithë bimën, por përqendrimi më i lartë i saj është në lule dhe fara.

    Kur bëhet fjalë për ushqimin, në vitin 2016, Agjencia Kroate e Ushqimit publikoi një artikull shkencor që tregon se problemi kryesor për sa i përket shëndetit të njeriut janë PA që kontaminojnë ushqimin që nuk i përmban ato në mënyrë natyrale. Gjithashtu, në studimin e sipërpërmendur, u theksua se çajrat etiketohen si një produkt ushqimor që mund të jetë burimi kryesor i ekspozimit ndaj këtyre ndotësve.

    Shkencëtarët më pas treguan se në ekspozimin akut, PA në doza të larta mund të çojnë në dështim të mëlçisë, gjë që mund të rezultojë në vdekje.

    Përveç kësaj, eksperimentet mbi kafshët kanë zbuluar se disa prej tyre mund të jenë kancerogjenë gjenotoksikë dhe të kenë efekte embrionotoksike, megjithëse nuk ka dëshmi konkrete për këto efekte të dëmshme për njerëzit.

    Në këtë drejtim, një rrezik potencialisht i madh shtron pyetjen se kush e ka prodhuar nenexhikun e diskutueshëm në Serbi.

    As Ministria e Bujqësisë, as Ministria e Tregtisë, as Inspeksioni Fitosanitar në Serbi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë, ndërsa kompania që importon dhe paketon çajin në Kroaci ka thënë se nuk mund të zbulojnë identitetin e furnizuesit./FrontOnline/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.