×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kuçi për tenderin 5 milionësh: Në atë periudhë s’isha deputet e as ministër

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për vitin 2019.

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se i kanë pranuar gjetjet dhe se janë duke punuar në zbatimin e tyre.

    “Ky raport ka të bëjë vetëm me një pjesë të ministrisë së ekonomisë dhe ambientit. Gjetjet janë në numër të caktuar ato qe janë përsëritur dhe ato që kanë ndodhur për herë të parë. Për mu ka të bëjë me disa gjetje që për fat të keq mund të përsëriten prapë të cilat janë edhe jashtë kompetencave tona”.

    “Për këto çështje jemi duke biseduar me zyrën e kryeministrit kurse gjetjet e tjera janë të zbatueshme dhe jemi duke përcjellë procesin e implementimeve të gjetjeve që janë bërë në bazë të raportit. Ne këto gjetje i këmi pranuar si të tilla dhe bashkë me ta kemi hartuar një plan për t’i zbatuar të gjitha gjetjet”.

    Ndërsa për tenderit 5 milionësh të fituar nga kompania e tij, Kuçi ka thënë se në atë kohë ska qenë as ministër dhe as deputet dhe aj tender është fituar në kohën sa ka qenë Kurti kryeministër.

    “Nuk thash që i kam ikur përgjigjësisë, por është problemi përcjellë, ka qenë një objekt administrativ për këta punonjës dhe më nuk ekziston. Tenderi ka ndodh kur as nuk kam qenë ministër dhe as deputet dhe e drejta ligjore ma lejon sepse unë prej asaj jetojë”.

    Kryesuesi i komisionit Bedri Hamza gjatë prezantimit të raportit ka thënë se zbatim i rekomandimeve është jo i kënaqshëm.

    “Zbatim i rekomandimeve të auditimit të brendshëm është në nivel jo të kënaqshëm. Zyra e Auditimit ka vërejtur një zbatim të ulët të rekomandimit dhe 15 rekomandime nuk janë zbatuar”.

    Emin Rrahmani nga VV-ja ka pyetur ministrin Kuçi se sa kanë paguar interes për huamarrjet e pa shfrytëzuara.

    “Sa keni paguar interes për huamarrjet e pa shfrytëzuar, ministria e Zhvillimit Ekonomik. Është njëra prej ministrive me më së paku rekomandime të pa zbatuara”.

    I pari për këtë tender 5-milionësh ka raportuar portali Front Online.

    Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.