×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Kuvendi të miratojë sa më shpejt tri ligjet e dërguara

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, thotë se pa miratimin e tri ligjeve: rishikimi i buxhetit, menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, Kosova mund të futet në kolaps. Ai u ka bërë thirrje kuvendit që sa më shpejt të miratohen këto ligje.

    Kështu ka deklaruar ai gjatë vizitës në komunën e Gjilanit ku dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin.

    “E shfrytëzoj mundësinë t’i bëj presion pozitiv edhe kuvendit, që këto tri ligje t’i miratojë sa më shpejt që është e mundur. Këto kanë të bëjnë edhe me interesin dhe projektet që kanë të bëjnë me Gjilanin. Ministria jonë i ka disa projekte në vazhdim që kanë të bëjnë me qytetarët dhe komunën e Gjilanit. Ne kemi disa marrëveshje mirëkuptimi me komunën e Gjilanit për disa projekte. Por do të hyjmë edhe në marrëveshje të tjera varësisht prej miratimit të ligjeve”, ka shtuar Kuqi.

    Mes tjerash ka thënë se presin edhe funksionimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Gjilanit.

    “Jemi në një fazë të mirë sa i përket liqenit akumulues në Kamenicë, Kremenatë, që është projekt i Bankës Botërore, vlera fillestare është 27 milionë. Kurse kryerja e këtij projekti, mega-projekti për Kosovën vlera e tij është mbi 70 milionë euro. Në këtë projekt rregullohet çështja e problemit afatgjatë për furnizimin me ujë të Anamoravës, pra të Gjilanit. Presim jemi në procesin e shterjes drejt ratifikimit të kësaj marrëveshje ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

    Lajm të mirë e ka quajtur kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ratifikimin në Kuvend të projektit të impiantit për ujëra të zeza.

    Lutfi Haziri tha se shpreson që në vizitën e radhës të Kuçit, ai do të vije me masa, dhe mbështetje që sipas tij është interes i përbashkët.

    “Besoj shumë që në këtë rrafsh do të gjejmë jo vetëm mbështetjen por edhe me siguri të madhe edhe mirëkuptimin edhe dashamirësinë që e kanë për programin e investimeve. Impianti i ujërave të zeza përfundimisht është ratifikuar në kuvend, është lajmi më i mirë, Falemnderit ministër për angazhimin që me përballua pas krejt asaj odisiade që e ka pasur me vota në kuvend. Por, lajmi i mirë bëhet kur të mbyllet procesi si i tillë. Lumi Mirusha në jug dhe veri përfundimi i këtij projekti madhor për Gjilanin, shtrati i lumit Stranishorka, parqet, efiqienca e energjisë dhe disa nga programet që janë madhore në Gjilan janë pjesë e ministrisë”, ka deklauar Haziri.

    Ministri i Ambientit dhe Ekonomisë, tha se plani për rimëkëmbje ekonomike ka të bëjë kryesisht me 9 masa, me të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërhyhet që të tejkalohet kjo krizë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Idriz Vehapi ka shkruar për takimin që të dielen ka pasur me qytetarët e Komunës së Rahovecit,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ku u prit nga drejtuesja, Fahrie Hoti....
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka njoftuar se ka qenë në vizitë tek Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit...
    Lajme13 Janar 2025
    Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës Alban Zogaj dhe asambelistin Amir Simnica u...
    Sport13 Janar 2025
    Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Fury i cili dështoi që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.