Postimet në rrjetet sociale u bën virale në lidhje me dominimin e Donald Trumpit me shtrëngim duarsh përball presidentit francez, Emmanuel Macron të shtunën në Paris.
Presidenti i zgjedhur amerikan shkoi në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme të Notre Damit.
Kjo ishte vizita e tij e parë ndërkombëtare pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Trumpi është takuar me Macronin dhe shtrëngimi i duarve nxiti reagime të shumta.
“Macronit do t’i duhet masazh i duarve pasi atë ia ndrydhi Trumpi”, kishte shkruar njëri në një koment.
“Presidenti Trump u kthye me dominimin e liderëve me shtrëngimin e tij të duarve”, thuhej në një tjetër koment./Paparaci/